Nuk e përkrahu në komision tërheqjen e mjeteve të Trustit, Duda Balje: Shihemi në Kuvend
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka thënë se vota e saj kundër në Komisionin për Buxhet dhe Transfere për propozimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti ka qenë votë në emër të grupit parlamentar multietnik.
Balje në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se nuk ka pasur të drejtë të votojë në emrin e saj, por këtë do ta bëjë kur projektligji të shkojë në seancë plenare.
“Të nderuar qytetarë të Kosovës, vota ime sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është votë e grupit parlamentar multietnik, nuk kemi qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 vendimi ka qenë abstenim. Shihemi për votat në Parlament në momentin e votimit, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal! P.s. Nuk kisha të drejtë të votoja në emrin tim sot”, ka shkruar Balje.