Nuk e pranon fitoren e Eglës në Big Brother, gazetarja e njohur shpërthen në ofendime të rënda

27 maj 2024 | 16:01

Egla Ceno është shpallur fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania 3, vendim ky që ka ndarë opinionet mes ndjekësve dhe komentuesve të spektaklit.

Aktorja, e cila ka qenë një figurë e spikatur gjatë gjithë periudhës katërmujore në shtëpinë e Big Brother dhe është vlerësuar nga shumë si një nga lojtaret më strategjike dhe të forta, ka arritur ta fitojë simpatinë e një pjesë të madhe të publikut.

Megjithatë, jo të gjithë kanë pritur me entuziazëm këtë fitore. Kritikat kanë ardhur si rrjedhojë e dyshimeve që çmimi i madh iu akordua nga prodhimi i spektaklit e jo si pasojë e votave të publikut, duke hedhur hije mbi procedurat dhe rregullat e transparenta të ‘Vëllait të Madh’.

Në grupin e atyre që nuk kanë pranuar fitoren e Eglës ka qenë edhe gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj.

Në një video të postuar në Instastory, Dasara ka shpërthyer në kritika dhe ofendime të rënda ndaj aktores, duke shprehur zhgënjimin dhe mospajtimin e saj me rezultatin final.

Gazetarja ka argumentuar se Egla nuk ka ofruar mjaftueshëm brenda spektaklit për të merituar çmimin e parë dhe ka përdorur fjalë të forta si “gore” dhe “e shkepme” për të përshkruar fituesen.

https://streamable.com/cars6x

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi Futbollistik Llapi njofton publikun se ka vazhduar bashkëpunimin edhe…