Nuk e prisja heshtjen tënde
29 janar 2021
| 07:35
E mësuar me tingujt e dashurisë
Për një mëngjes me këngë vasheje
I shtruar me bardhësi dielli në sytë e mi.
Sot e gjeta tek shpirti im binjak
Arkën e zbrazët pa një fjalë njeriu
Në tundimin e erërave të forta
Në mëshirën e faqës së fatit tim.
Për çudi
Dallgët e detit rrahnin krahët e pulëbardhave
Zërat krijonin valëzat e imazheve parajsore.
Askush si ti se njihte fytyrën e mrekullisë hyjnore
Strukurë në brendēsinē e shpirtit tim.
Ti e gjete mjeshtërisht duke tjerrur këngën
Për të mbetur perlë loti në syrin tim.
Nga larg e ndiej hijen tënde të ngrohtë
Nga mbrapa me vie pas zëri yt
Nuk kthehem dot të shikoj lotin
Lutem të mos jem në ëndèrr shiu
Të mos i mbyll kurrë sytë e verës.
29 .01.2021
Valbona R.Hadri