“Nuk është e denjë për një president…” Puthja e Macron me ministren që po “çmend” rrjetin (FOTO)

31 korrik 2024 | 16:09

Disa fotografi të sikletshme që tregojnë presidentin francez, Emmanuel Macron, duke ndarë një moment me ministren e tij të sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024, kanë bërë që përdoruesit e internetit të shpërthejnë në komente

Disa fotografi të sikletshme që tregojnë presidentin francez, Emmanuel Macron, duke ndarë një moment me ministren e tij të sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024, kanë bërë që përdoruesit e internetit të shpërthejnë në komente.

Fotot në fjalë tregojnë Macron duke kapur krahun e Amelie Oudea-Castera, një ish-teniste profesioniste që është ministre e sporteve e vendit. 46-vjeçarja shtrëngon bicepin e presidentit francez me njërën dorë, tjetrën e vendos rreth qafës së tij.

Mënyra sesi është kapur fotografia përkeqëson pozicionin e kryeministrit Gabriel Attal, i cili duket se po e shmang vështrimin.

“Gabriel Attal, ai do të shikojë diku tjetër! Ai nuk di ku të qëndrojë!”- shkroi një përdorues.

“Më duket e pahijshme kjo foto, nuk është e denjë për një president dhe një ministër”, shkruan dikush tjetër.

Fotoja u soll në vëmendjen e njerëzve nga revista franceze “Madame Figaro”, e cila e quajti puthjen “të çuditshme” dhe pretendoi se Oudea-Castera kishte një prirje për të tërhequr vëmendjen ndaj vetes.

Mediat e huaja shkruajnë se Macron e emëroi Oudea-Castera-n si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pas zbulimeve se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat ​​publike ku ajo jetonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e presidentit francez ka paguar 500 mijë euro për…