Nuk është hera e parë që Albin Kurti dhe njerëzit e tij e ngatërrojnë Amerikën me Rusinë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se buk është hera e parë që Albin Kurti dhe njerëzit e tij e ngatërrojnë Amerikën me Rusinë.
“Derisa lideri i VV-së, e kishte ngatërruar Shtëpinë e Bardhë me atë të Kuqe të Kremlinit, tani zëvëndësi i tij, Besnik Bislimi projektin më të madh gjeopolitik të Perendimit e shndërron në projekt rus”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka thënë se Qeverisë së Kurtit i ka humbur busolla, duke ngatërruar miqtë me armiq.
“MCC, e paguar nga Kongresi amerikan ka alokuar një fond për gazin. Gazsjellesi trans-adriatik është projekt perendimor ku nuk ka lidhje me gazin rus. Qeveria amerikane po financon ndërtimin e Terminalit të gazit në Aleksandrapolous, ku do te zbarkojë gazi LNG amerikan, nga ku qaset Kosova dhe Maqedonia”, ka shkruar deputetja Deliu.
Nuk është gazi rus, por qasja anti-amerikane e Qeverisë Kurti me apo pavëdije është proruse!