Nuk është koha e përplasjeve partiake
14 prill 2020
| 22:30
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thëën se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se kriza ekonomike botërore do të jetë më e keqja që nga Depresioni i Madh i viteve të ’30-ta.
“Parashikimi është se rritja ekonomike apo më mirë thënë rënia ekonomike globale do të jetë -3 (minus tre) për qind. Nuk është kohë e përplasjeve partiake, e as kohë e hamendësimeve. E më së e paku e kursimeve. Get your act together edhe të ulemi për një pako të përbashkët socio-ekonomike me theks në ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/