‘Nuk është në frymën demokratike që një parti t’i ketë dy anëtarë në KQZ dhe tjetra asnjë’
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë se grupet parlamentare pas konstituimit të Kuvendit mund të ndryshohen.
Duke folur për zgjidhjen që mund të gjendet sa i përket numrit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai ka thënë se një deputet pas konstituimit mund të kalojë te një grup tjetër ose edhe mund të ketë shkëputje, sikur në rastin e PSD-së dhe Vetëvendosjes.
“Kemi të bëjmë me diçka shumë e qartë se çfarë është origjinale dhe çfarë është derivateve”, është shprehur Baraliu, njofton Klan Kosova.
“Presidenca e ka një seri njerëzish atje, e ka shërbimin ligjor. Ajo ka marrë vendimin tashmë. Tash është në radhë iniciativa e subjekteve të pakënaqura që mund ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese”.
“Nuk është në frymën demokratike që një parti t’i ketë dy anëtarë në KQZ dhe një parti asnjë”.
Sipas Baraliut ka bazë ligjore që partitë politike çështjen rreth emërimit të anëtarëve të KQZ-së ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.
E një vendim që do të nxirrte kjo gjykatë, ai thekson se duhet të respektuar, me gjithë vendimet e mëhershme që ka marrë ajo.
“Institucionet i respektojmë edhe pse Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendime të çuditshme dhe të papranueshme për opinionin publik. Gjykata Kushtetuese jep verdiktin përfundimtar dhe ai duhet të respektohet nga të gjithë”.