Nuk është Prishtina. Enver Hoxhaj sjell pamje të rralla të vërshimeve në Dubai
12 shkurt 2024
| 21:56
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur i çuditur me vërshimet në Dubai.
Hoxha ka shkruar në “Facebook” duke treguar që ndodhet në Dubai, ku po bie shi dhe ka vërshime – një vend i njohur për temperatura të larta.
“Nuk është Prishtina… Është Dubai, ku sot nisa ditën dhe për habinë time, me shumë shi dhe vërshime”, ka shkruar Hoxhaj.