Nuk është rastësi që Maroku ka mposhtur Belgjikën, Spanjën dhe Portugalinë

13 dhjetor 2022 | 17:00

Portieri i Francës, Hugo Lloris doli në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales kundër Marokut, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje. “Gardiani” i Tottenhamit ka vlerësuar kundërshtarët si rivalë të vështirë.

“Ne kemi respekt dhe vlerësim për rrugëtimin e Marokut, në këtë kompeticion nuk mund të jetë rastësi një skuadër që mposht Belgjikën dhe eliminon Spanjën dhe Portugalinë. Ne po përgatitemi me qetësi, madje edhe për klimën që na pret në stadium. Duhet të ruajmë klimën pozitive në skuadër dhe duhet të vijojmë me të treguarit forcën tonë në momentet më vendimtare të ndeshjes. Deschamps na frymëzon, ka shumë eksperiencë dhe kemi një marrëdhënie të afërt me të, i besojmë shumë”, deklaroi Lloris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14.12.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…