Nuk është Reçani dhe Duda Balje qendra e Prizrenit, Prizreni është kryeqytet kulturor i Kosovës
Gazetari Valon Syla, ka komentuar garën në Prizren në mes të Shaqir Totajt dhe Mytahir Hasukës, duke thënë se Peçani dhe Duda Balje nuk janë qendra e Prizrenit, por se ky i fundit është kryeqyteti kulturorë i Kosovës.
Syla ka thënë se Shaqir Totaj meriton një shancë fitore që të tregoj potencialin e tij se sa mund të bëjë për Prizrenin, ndërsa ka theksuar suksesin e tij në basketboll, ku është shpallur kampion i Kosovës.
“Shaqir Totaj është në formë edhe Prizreni bashkë me të. E meriton një shancë fitore me tregu sa mundet të bëjë më shumë. Prej të gjithë kandidatëve e kam favorit. Ka shije për art dhe muzikë, koncerte deri në hard rock. Sa ishte në basketboll doli kampion i Kosovës nga Prizreni”, tha Syla.
Tutje Syla ka thumbuar kundërkandidatin e Totajt, duke thënë se Haskuka është i konsumuar dhe se qendra e Prizrenit nuk është Reçani dhe Duda Balje, por se ky qytet është kryeqendra e kulturës në Kosovë.
Postimi i plotë:
Shaqir Totaj është në formë edhe Prizreni bashkë me të. E meriton një shancë fitore me tregu sa mundet të bëjë më shumë. Prej të gjithë kandidatëve e kam favorit. Ka shije për art dhe muzikë, koncerte deri në hard rock. Sa ishte në basketboll doli kampion i Kosovës nga Prizreni.
Është korrekt dhe kam qef me pa edhe kampion politik. Njerëzit e mirë që marrin iniciativë për kontribut shtesë êshtë mirë ti shohim e ti mbështesim. Haskukën e pamë… dhe e provuan prizrenlitë… por nuk është Reçani dhe Duda Balje qendra e Prizrenit, jeni kryeqytet kulturor i Kosovës. Ky vend është historik e Kryeqytet i Kosovës deri me 1948. Tash është kryeqytet kulturor i Kosovës. Fat e suksese babike.
Mirë je. Po të presim me lajme të mira. Ktheje Prizrenin aty ku e ka vendin.