Nuk gabojnë Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea

19 shkurt 2022 | 18:22

Liverpool ka arritur të përmbysë rezultatin nga 0-1 në 3-1 ndaj Norwich.

Të parët shënuan miqtë me anë të Rashicës por gëzimi nuk zgjati shumë.

Mane barazoi rezultatin me një gol shumë të bukur në minutën e 64-të dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Alisson i cili asistoi sulmuesin Salah, ku ky i fundit përmbysi shifrat.

Më pas golin e tretë e shënoi Luis Diaz.

Gjithashtu fitore edhe për Arsenalin e Chelsea. Autorët e golave për Arsenalin ishin Smith dhe Saka ndërsa për Chelsea shënoi Ziyech në fundin e lojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Devolli Corporation ka marrë tri shpërblime nga Oda Ekonomike e…