Nuk habitem për 1 000 teste, kjo Vetëvendosje insistonte në votat e Serbisë
17 prill 2020
| 23:33
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë se nuk e ka habitur lajmi se nga Serbia do të vijnë 1000 teste për Covid-19 si donacion.
Sipas tij, është po kjo Lëvizja Vetëvendosje që insistonte me çdo kusht që votat e Serbisë të hyjnë në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.
“Nuk më habiti lajmi se do të vijnë 1000 teste për Covid-19 nga Serbia si donacion për Kosovën. Është po kjo Lëvizja Vetëvendosje që insistonte me çdo kusht që votat e Serbisë të hyjnë në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. A paskemi mbetur si shtet në mëshirën e Serbisë për 1000 teste për Covid-19? Sa më shpejt kjo qeverie duhet të shkojë në shtëpi”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.