Nuk hedhet në votimin kërkesa për shkarkimin e Aida Dërgutit
01 qershor 2018
| 16:19
Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e Aida Dërgutit është shtyrë përsëri.
Kjo ka ndodhur pasi në momentin e votimit në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm vetëm 74 deputetë.
Për shkarkimin e Dërgutit duhet të paktën 80 vota të deputetëve.
Në këtë situatë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk e ka hedhur në votim kërkesën e Vetëvendosjes.
Kjo pikë ka ngjallur debat të ashpër në Kuvend.
Dërguti dikur ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, tash është sekretare e Partisë Socialdemokrate (PDS)