‘Nuk hyjmë me dhunë në qeveri e as nuk i nxjerrim me dhunë’
23 prill 2020
| 13:31
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të hyjnë në qeveri me dhunë dhe se do t’i zbatojnë vendimet kushtetuese.
Kur u pyet nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk do ta lëshojë postin në mënyrë demokratike, Mustafa ka thënë: “Nuk do të hymë me dhunë e as nuk do ta nxjerrim me dhunë nga ndërtesa e Qeverisë. Në mënyrë demokratike do të zgjidhet qeveri në Kuvend. Besoj se secili do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën. Janë organet që e japin verdiktin për këtë”.
Mustafa ka thënë se ende nuk kanë vendim përfundimtar sa i përket ndarjes së ministrive dhe emërimeve të reja, por ka shtuar se nuk dëshirojnë që ta rrisin numrin më shumë se 15.