Nuk i gjuajti në shportë, gazetarit të njohur ia lënë mbeturinat mbi veturë në Sarandë
14 gusht 2022
| 17:59
Gazetari Artur Zheji është përballur me një surprizë të pakëndshme në qytetin bregdetar të Sarandës.
Qesen e mbeturinave që e kishte lënë te dera e pallatit e ka gjetur mbi automjetin e tij.
Për shkak se nuk i ka dërguar në vendin e duhur, në koshat që janë caktuar nga pushteti vendor, mbeturinat kanë përfunduar mbi “Range Rover”-in e tij, ashtu siç shihet në foton e mëposhtme.