Nuk i respektojnë masat anti Covid, gjobiten 532 persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i personave që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID -19 gjatë ditës së djeshme është 532.
Për këtë shkak, sipas ligjit COVID-19 janë shqiptuar tiketa.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka lehtësuar masat por edhe ka bërë të ditur që më nuk do të ketë paralajmërime për shkelësit dhe se ata drejtpërdrejtë do të dënohen.
Megjithëkëtë për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur 30 aksidente, prej të cilave 16 kanë përfunduar me persona të lënduar.
Themelohet Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës. Policia njofton se për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 914 gjoba. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 persona, prej të cilëve 6 janë dërguar në mbajtje.