Nuk isha i ashpër, kam bërë hajgare me Ramush Haradinajn

09 dhjetor 2020 | 08:47

Zëdhënësi i PDK-së, Avdi Bytyqi, ka komentuar deklaratat për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Bytyqi e quan Haradinajn politikan pa parime.

“Unë realisht kam bërë hajgare me z. Haradinaj. S’kam qenë i ashpër. Po besoj se z. Haradinaj plotësisht e ka meritu shakanë time pa e kursyer fare”, thotë Bytyqi në “DPT te Fidani’ në T7.

“Haradinaj është politikan pa parime dhe e ka shpërfaqë në mënyrën më të keqe, më të turpshme sidomos në rrethanat në të cilat gjendet Kosova”, theksoi ai.

“Unë besoj që një Kosovë dje ka kesh për deklaratat e tij sidomos për gënjeshtrat e tij e sidomos për mënyrën se si e ka trajtu një ish-kolegë edhe partnerë që ka qenë PDK’ja”, thotë ai.

“Kur partitë e shajnë PDK’në do të thotë se zgjedhjet janë afër”, thotë ai.

“Është keq me e përmend por z.Haradinaj është i paskrupullt në politikë”, theksoi ai.

“Ai u mësu me kërku më shumë se që ka kapacitet edhe politik edhe intelektual”, theksoi Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se…