Nuk jam anëtar i LDK-së, nuk besoj se do të kushtëzohem për zgjedhjet e tjera

05 tetor 2023 | 08:35

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk është anëtar i LDK-së dhe se anëtarësimin nuk e ka opsion as në zgjedhjet e ardhshme lokale kur ai pretendon një tjetër mandat.

“Që nga fillimi kemi pasur një marrëveshje të qartë që Lumiri do të merret me politikën, partinë, derisa unë do të merrem me kryeqytetin. Këtë jemi duke e bërë. Kemi raporte fantastike. LDK-së i dëshiroj sukses në zgjedhjet e brendshme. Unë nuk jam anëtar i LDK-së. LDK-ja më ka ftuar për të garuar, dhe unë këtë e kam parë si një mundësi fantastike”, tha Rama në ATV.

Rama thotë se edhe në të kaluarën ka dhënë kontribut në kryeqytet duke ndihmuar kryetarët Shpend Ahmeti apo Ismet Beqiri.

“Unë bashkë me LDK-në kemi bërë një fushatë fantastike dhe kemi fituar zgjedhjet”.

I pari i Prishtinës thotë se e ka pasur ëndërr rregullimin e kryeqytetit dhe se moralisht nuk ka mundur ta refuzojë ofertën e LDK-së.

I pyetur nëse do të kushtëzohet nga LDK-ja nëse do të dëshirojë një mandat të dytë në kryeqytet, Rama thotë se shpreson të ketë mirëkuptim nga partia për të mirën e kryeqytetit.

“Nuk besoj se do të kem ndonjë kushtëzim pasi kam qenë i sinqertë qysh nga dita e parë. Unë jam i interesuar ta rregulloj Prishtinën. Nuk jam i interesuar për të garuar për kryeministër apo diçka tjetër”, shtoi Përparim Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia shpenzon një buxhet të madh për Ministrinë e Mbrojtjes.…