Nuk jam i kënaqur me barazimin
Prishtina dhe Feronikeli kanë ndarë nga një pike në ndeshjen hapëse të javës së 16-të në Superligën e Kosovës. Takimi i zhvilluar në “Fadil Vokrri” është mbyllur në menyrë të barabartë 0:0.
Në këtë ndeshje vlen të cekët së në minutën e 13-të Sabien Lilaj ka humbur penallti, pas një pritje të mrekullushme nga Ilir Avdyli.
Pas ndeshjes kryetrajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani në intervistë për “Art Sport” nuk është ndarë i kënaqur me barazimin.
“Nuk jemi të kënaqur nga rezultati, nuk duhet të themi se kemi luajtur keq por jo i kënaqur me rezultatin. Këtë ndeshje e kemi pasur në doren tone por e humbëm penalltin dhe kjo pike e arritur është meritë edhe e Feronikelit pasi kanë arritur të mbrohen mirë”, deklaroj fillimisht Ramdani.
“Mendoj që është meritë e kundershtarit, por mendoj edhe që Leo kishte një pauz të gjatë dhe kjo i ka bere qe ai mos të paraqitet në menyrën ma të mirë. Oto John erdhi nga lëndim dhe pesoi sërish lendim por në këtë ndeshje vlen të ceket edhe paraqitje e mirë e kundërshtarit”, ka shtuar ai.
Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 25 pikë. Ndërsa, Feronikeli në pozitën e pestë me 20 pikë