Nuk jemi ngrohtore, jemi rrjet elektrik

30 dhjetor 2020 | 08:50

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se ndërprerjet e rrymës në disa zona të caktuara po ndodhin për shkak të konsumit të tepërt të energjisë elektrike e jo të mungesës së saj.

“Konsumatorët, përveç që kërkojnë ta luajmë rolin e furnizuesit dhe distributorit, po kërkojnë ta luajmë rolin edhe të ngrohtores. Asnjë rrjet elektrik i botës nuk është i dizajnuar që të funksionojë edhe si rrjet elektrik edhe si ngrohtore”, ka thënë ai.

Buzhala për këtë arsye ka thënë se shteti duhet të gjejë zgjidhje dhe të fillojë sistemin e ngrohjes për t’i lejuar KEDS-it ta kryejë punën e vet.

“Në rajonin e Dukagjinit kemi pasur prishje për shkak të kushteve atmosferike. I kemi dërguar ekipet në të gjithë vendet ku kanë qenë prishjet. Ekipe janë dërguar edhe nga Prishtina dhe nga Mitrovica dhe rryma i është kthyer shumicës gradualisht, pjesës së mbetur do t’i kthehet sot.

Gjatë stinës së dimrit janë dy zona të nxehta ku po krijohen mbingarkesat e vazhdueshme ku kapacitet nuk mjaftojnë. Pra, Malisheva dhe Ferizaj janë këto zona. Do të rregullohet kur të bëhen kapacitetet e reja, kur të rriten do të evitohen këto mbingarkesa”, ka treguar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm prej 6.4-ballësh ka goditur dje Kroacinë.…