
Nuk ka asnjë arsye që forcat amerikane të tërhiqen nga Evropa
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që forcat amerikane të tërhiqen nga Evropa.
Teksa ka elaboruar mbi këtë mundësi që është përmendur javën e shkuar, Shea në një intervistë për KTV ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka për qëllim që aleatët evropianë t’i shtyjë të investojnë më shumë në mbrojtje, porse nuk e planifikon largimin e trupave.
“Unë ende besoj sinqerisht se kjo është një pikëpamje e pakicës që e rrethon presidentin Trump, dhe sigurisht një pakicë në Kongres. Anëtarët e Kongresit, në fakt, miratuan legjislacionin që e bën të pamundur tërheqjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara nga NATO pa pëlqimin e Senatit. Dhe çfarë kemi parë ditët e fundit për shembull nga Marco Rubio, sekretari i Shtetit apo Matthew Whittaker, ambasadori i ri i SHBA-së në NATO, është një riafirmim i përkushtimit amerikan ndaj NATO-s. Asnjë qëllim për të tërhequr forcat amerikane nga Evropa. Ajo që Trump duket se dëshiron, është që evropianët të bëjnë më shumë në NATO duke shpenzuar objektivin aktual të NATO-s prej 2% të Bruto Prodhimit të Brendshëm për mbrojtjen e mbase do të shkojë përtej 3 për qind, duke pasur parasysh situatën më të vështirë të sigurisë”.