Nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi në Drenas
Komuna e Drenasit e ka demantuar lajmin që në këtë komunë janë paraqitur tri raste me koronavirus.
Një një njoftim të kësaj komune thuhet se kjo nuk është e vërtetë dhe se përhapja e informacioneve të pavërteta shkakton panik të panevojshëm te qytetarët.
Njoftimi i plotë i Komunës së Drenasit:
Shtabi Emergjent i Komunës së Drenasit demanton informacionin e përhapur se në Drenas janë paraqitur tri raste të infektuar me virus COVID-19.
Shtabi Emergjent në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, demanton këtë informacion të rrejshëm dhe të paverifikuar.
Shpërndarja e informacioneve të pavërteta nuk i kontribuojnë gjendjes aktuale dhe shkakton panik të panevojshëm të qytetarët.
Ju lutemi që informacionet zyrtare, korrekte, dhe të verifikuara t’i merrni nga Shtabi Emergjent apo IKSHP, dhe jo nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale.