Nuk ka befasi në ndeshjet e Kupës
Janë kompletuar 16 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën e ardhshme të Kupës së Kosovës në futboll, raporton “Epoka e re”.
Të enjten janë zhvilluar pesë ndeshjet e fundit të fazës së 1/16 së finales, por befasi nuk pati dhe në të gjitha ndeshjet kualifikimin tutje e kanë siguruar skuadrat e Superligës, ani pse rivaliteti nuk mungoi.
Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita me mund të madh e ka eliminuar Trepçën, pasi e mposhti 2-1. Feronikeli e kishte me të lehtë ndaj Prizrenit (0-4), kurse tutje janë kualifikuar edhe Arbëria, Drenica dhe Trepça ’89.
Rezultatet
Prizreni – Feronikeli 0-4
Drita – Trepça 2-1
Ramiz Sadiku – Arbëria 1-2
Vëllaznimi – Trepça ‘89 1-3
Vushtrria – Drenica 0-1
Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara më herët
Besa – Istogu 0-2
A&N – Kika 5-1
Dardana – Ballkani 0-1
Kosova VR – Prishtina 2-6
Onix – Llapi 2-4
Flamurtari – Drenasi 1-1, 2-1 pas vazhdimeve
Vitia – Ferizaj 2-3
Ulpiana – Liria 2-0
Vllaznia – Dukagjini 1-4
Malisheva – 2 Korriku 1-1 në vazhdime 2-3