Nuk ka dilema, mësohet e ardhmja e Alonsos

30 mars 2025 | 12:35

Nuk ka dilema. Xabi Alonso do të qëndrojë në krye të stolit të Leverkusen.

Drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Simon Rolfes ka konfirmuar gjithçka, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Xabi Alonso do qëndrojë. Ai më ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me zërat që e lidhin me Realin. Ai ka një kontratë me ne dhe do qëndrojë deri në fund të saj”, tha Rofles.

Kujtojmë që trajneri Xabi Alonso është përfolur për një kalim te Real Madrid në Spanjë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të…