Nuk ka fitues në “klasiken” e Premier Ligës

07 prill 2024 | 18:31

Pritej një përballje spektakolare e plot gola dhe ashtu rezultoi të ishte. “Të Kuqtë” e Liverpool nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, ndaj “Djajve të Kuq” të Manchester United, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, të zhvilluar në “Old Trafford” e të mbyllur me rezultatin argëtues, 2 me 2.

Të parët që morën avantazhin ishin djemtë e Jurgen Klopp, me “yllin” kolumbian, Luis Diaz, i cili dërgoi në rrjetë, një pasim perfekt të Nunez, duke e mbyllur pjesën e parë, me avantazhin 0 me 1. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, “Djajtë” u hodhën menjëherë në sulm, teksa shënuan dy gola të shpejtë, në minutat 50’ e 67’, megjithatë sfida nuk mbaroi me kaq, me “faraonin”, Mohamed Salah, i cili realizoi një 11-metërsh, në minutën e 84’-t, të sfidës për të vulosur rezultatin spektakolar.

Falë këtij barazimi, skuadra e Liverpool barazon sërish pikët, me vendin e parë të tabelës, Arsenal, me të dy ekipet, që kanë grumbulluar deri më tani nga 71 pikë, mirëpo “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp mbeten në vendin e dytë, për shkak të humbjes në sfidën direkte, ndërsa “Djajtë” e United ngjiten në vendin e 6-të, të tabelës, në kutoën e 49 pikë, 1 më shumë se “Çekanët” e West Ham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria Izraelite tërhoqi më shumë trupa tokësore nga gaza jugore,…