Nuk ka kuorum për votimin e rezolutës për dialogun
18 shtator 2020
| 11:36
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar sot me vazhdimin e seancës së ditës së djeshme, ku në rend dite ishte votimi i rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi por që nuk u votua, pasi nuk kishte kuorum.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka kuorum për ta votuar rezolutën për dialogun e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se mund të procedojnë me pikat tjera të rendit të ditës, raporton “Epoka e re”.
Osmani ka bërë me dije se do të vazhdojnë me interpelancën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.