Nuk ka listë të pritjes në Radioterapi
19 tetor 2023
| 11:41
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në fund të muajit gusht u instalua akseleratori i ri, tani sipas tij, lista e pritjes për radioterapi është zero.
“Përgëzova stafin e Klinikës së Onkologjisë për punën e përkushtimin e treguar. Po vijojmë me investime të reja në onkologji. Do dyfishojmë kapacitetet për pacientët”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.