
“Nuk ka me të lënë të gjallë”, gruaja nga Mitrovica kërcënohet nga burri me të cilin është ndarë
25 prill 2022
| 09:16
Në mesditën e të enjtes (21 prill) një grua në Mitrovicë ka raportuar në Polici se ka probleme me bashkëshortin, prej të cilit është ndarë që dy muaj.
Vjeçarja ka deklaruar se burri i saj e ka thirrë në telefon dhe i është drejtuar me fjalët: “Kam me të mbyt, nuk kam me të lënë të gjallë”.
I dyshuari është intervistuar dhe më pas është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Kanosje” dhe i dyshuari të lirohet.
Rasti nuk është iniciuar deri dje për shkak të hetimeve dhe derisa është hasur personi i dyshuar që të intervistohet.