Nuk ka mrekulli për Napolin, kualifikohen Chelsea, Valencia dhe Frankfurti
Arsenali e kishte marrë shumë seriozisht ndeshjen e kthimit ndaj një kundërshtari tepër të rrezikshëm si Napoli dhe vendasit ushtruan presion në fillim duke krijuar edhe disa mundësi të mira që nuk arritën t’i shfrytëzonin.
Ishte goli i Alexandre Lacazette afër fundit të pjesës së parë që zbuti italianët të cilët pas asaj rrjete fantastike dukeshin të dorëzuar. Rezultati mbeti i pandryshuar 1-0 dhe Napoli i thotë lamtumirë Europa League pa shënuar asnjë gol në çerekfinale. Arsenal do të ndeshet me Valencian në gjysmëfinale.
Chelsea ka dhuruar spektakël në ndeshjen e kthimit ndaj Slavia Prague, me rezultatin përfundimtar që është 4-3 në favor të vendasve. Sfida nisi me një çmenduri të lojtarëve të Sarri-t, të cilët pas një aksioni të pabesueshëm kanë shënuar golin e avantazhit. Autogoli i delit dyfishon rezultatin përpara se Giroud të shënonte golin e tretë. Soucek shënon golin e parë të miqve përpara se Pedro të shënonte një tjetër gol. Pas pushimit ishin miqë ata që me anë të Sevcic gjetën rrjetë dy herë duke e kthyer në një festival golash.
Eintracht Frankfurt ka përmbysur disavantazhin e dy golave të ndeshjes së parë në Portugali duke mposhtur Benfica-n 2-0 në ndeshjen e kthimit. Ishin golat e Kostic në pjesën e parë dhe ish-mesfushorit të Bayern, Rode, ata që i dhanë këtë rezultat të mrekullueshëm gjermanëve të cilët avancojnë në gjysmëfinale dhe do të ndeshen me Chelsean.
Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, Valencia ishte me një këmbë në gjysmëfinale dhe ndeshja e kishin rezultati të ishte thjesht një formalitet. Skuadra e Marcelino-s ka fituar 2-0 brenda falë golave të Latorre dhe Parejo dhe tani do të ndeshen me Arsenal në gjysmëfinale.