“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, aksion simbolik para gjykatës ku pritet të dalin Naim Murseli dhe dy të tjerët

03 dhjetor 2023 | 09:20

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Kjo pankartë është shpalosur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku për pak pritet të nisë seanca dëgjimore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Ky aksion simbolik është organizuar nga Kolektivi Feminist.

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, pritet të dalin para gjykatës nga ora 09:30.

Marshim për drejtësi për Liridonën është paralajmëruar për sot edhe në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona, njëri nga Gjakova, tjetri nga Malisheva, dyshohen se…