Nuk ka pasur projekt për ndarjen e Kosovës
26 maj 2020
| 08:43
Historiani Jusuf Buxhovi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nuk ka pasur projekt për ndarjen e Kosovës gjatë bisedimeve për një marrëveshje finale në mes të Serbisë dhe Kosovës. “Nuk ka pasur projekt për ndarjen e Kosovës gjatë bisedimeve Kosovë – Serbi”, është shprehur Buxhovi.
Ndër të tjera, ai ka thënë se është keqpërdorur besimi amerikan. “Këtu është keqpërdorur besimi amerikan, duke thënë se Amerika po na bën dëm”, ka thënë Buxhovi, duke shprehur bindjen se “ShBA-ja nuk kanë qenë kurrë kundër sovranitetit të Kosovës”.
E një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur të domosdoshme: “Një marrëveshje është e dobishme dhe e domosdoshme në mënyrë që t’i hapen rrugët shtetësisë së Kosovës”.