Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në qarqet Korçë dhe Elbasan, rrëzohet kërkesa e PD-së dhe LSI-së
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritje të tyre në Qarkun e Korçës dhe Elbasanit.
“KAS-i pasi e vlerësoi çështjen dhe provat e paraqitura vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-AN, rrëzimin e paraqitur nga LSI, lënien në fuqi të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD-së dhe LSI-së, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda pesë ditëve nga shpallja e vendimit”, ka njoftuar KAS.
PD-ja dhe LSI-ja, ankimuan rezultatin e zgjedhjeve në këto dy qarqe, me arsyetimin, se Partia Socialiste i ka manipuluar përmes shitblerjes së votës.
Tani pritet që të merret vendimi edhe për qarkun e Fierit.