Nuk ka sektor ekonomik që s’është goditur nga pandemia

12 maj 2020 | 09:54

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se, për dallim nga vendet e tjera evropiane dhe botërore që po luftojnë luftimin e pandemisë së koronavirusit, Kosova është duke bërë luftë në tre drejtime. “Duhet të jemi realistë dhe ta kuptojmë realitetin. Kosova ka hyrë në krizë me krizë dhe kjo e bën të veçantë momentumin në Kosovë. Kosova është duke luftuar në tre fronte: pandeminë, aspektin ekonomik-social dhe jostabilitetin ekonomik”, është shprehur Gërxhaliu për “Klan Kosova”.

“Pasojat do të jenë të mëdha dhe duhet të jemi të përgatitur që Kosova do të goditet nga një pandemi ekonomike dhe sociale dhe do të duhet mund dhe angazhim qytetar dhe institucional që të minimizohen efektet.  Zhvillimi ekonomik është garanci e stabilitetit ekonomik dhe social”, ka thënë ai.

Gërxhaliu ka theksuar se mbyllja e bizneseve ka qenë hap agresiv që do ta dëmtojë vendin. “Hapja graduale duhet të jetë evidente. Nesër një vend kur nuk ka sundim të rendit dhe ligjit do të ketë burokraci dhe korrupsion dhe dhënia e frymëmarrjes së bizneseve duhet të jetë prioritet. Është koha që dora e zgjatur e shtetit të jetë në funksion të ekonomisë. Koha kur do të përfundojë pandemia është relevante dhe për këtë duhen analiza. Duhet kuptuar se duhet fokusuar në sektorë bazikë, si në sektorin e ndërtimtarisë. Turizmi: janë 500 kompani dhe 200 autobusë që presin për riaktivizim. Sektori i gastronomisë është në ngufatje e sipër. 150 mijë vetura të paregjistruara. Nuk ka sektor ekonomik që nuk është goditur nga pandemia. Duhet plan emergjent për sanim të pasojave. Është koha kur duhet të gjenden forma të ndryshme dhe të mbështetet sektori privat. Bota nuk do të jetë ajo që ka qenë, ekonomia nuk do të jetë ajo që ka qenë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjysma nga 47 milionë spanjollë po shijojnë sot lirinë. Spanja…