Nuk ka surpriza në Kupën e Shqipërisë 

02 shkurt 2023 | 16:26

Nuk ka surpriza në ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, madje skuadrat pretendente fituan përsëri, duke avancuar në fazën çerekfinale.

Tirana u mjaftua me një gol, Partizani shënoi 3, ndërsa Kukësi shpërtheu me 5 gola. Mësohen edhe çiftet e turit tjetër.

Sipas kalendarit të përcaktuar tashmë ndeshjet e para të turit çerekfinal do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa kthimi më 15 mars. Ndeshjet e turit gjysmëfinal do të luhen në datat 26 prill dhe 10 maj, ku shorti mes katër skuadrave do të jetë i lirë.

GRUPI A

TIRANA 1-0 LUSHNJA
PARTIZANI 3-0 KORABI
KASTRIOTI 0-0 DINAMO
VLLAZNIA-BYLIS (NESËR, NDESHJA E PARË 2-0)

Në çerekfinale:
PARTIZANI-VLLAZNIA/BYLIS
KASTRIOTI-TIRANA

GRUPI B

LAÇI 2–0 TOMORI (3-1)
KUKËSI 5–0 APOLONIA (0-0)
EGNATIA 1–1 SKËNDERBEU (1-0)
TEUTA-ERZENI (NESËR, NDESHJA E PARË 1-1)

Në çerekfinale:
KUKËSI-TEUTA/ERZENI
EGNATIA-LAÇI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila së fundmi…