“Nuk ka vend në BE për shërbëtorët e Putinit”, Politikani gjerman: Vuçiç nuk është më i besueshëm
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka thënë të enjten për gazetën “Nova” se Aleksandar Vuçiç nuk është më një partner i besueshëm dhe se nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në Bashkimin Evropian.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të SNS-së në pushtet. Këto janë metoda nga mjetet e një sundimtari autokratik, jo të një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij në BE”, tha Roth.
Më parë reporteri në Bundestagun për Ballkanin Perëndimor, Thomas Hacker, ka thënë për N1, duke folur për zgjedhjet në Serbi, se “vëzhgues të ndryshëm kanë konstatuar parregullsi të ndryshme”. Ai përsëriti se hapja dhe transparenca janë më të rëndësishmet në zgjedhjet demokratike.
“Qeveria duhet të ketë interes, nëse gjithçka ka qenë në rregull, ta vërtetojë duke paraqitur ato dokumente, lista zgjedhore. Nëse nuk e bëjnë këtë, mendoj se BE-ja ka detyrim të bëjë pyetje, të pyesë se çfarë po ndodh me parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë, çfarë ndikimi kanë pasur ato manipulime në rezultatet e zgjedhjeve”, thotë ai.