Nuk kalojnë rekomandimet për pagat e qeveritarëve

14 mars 2018 | 10:56

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk i kanë miratuar rekomandimet propozuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.

Rekomandimet nuk kanë kaluar edhe pas votimit të dytë nga ana e deputetëve.

Në votimin e parë nga 86 deputetë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës, 39 kanë votuar pro, ndërsa 45 kanë qenë kundër.

Pas disa minutave po për këtë çështje deputetët kanë votuar sërish dhe nga 107 deputetët të pranishëm, 49 kanë votuar për, derisa 58 kundër.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rex Tillerson, i shkarkuar nga detyra e sekretarit amerikan të…