Nuk kalon Projektligji për heqjen e homologimit të veturave
12 tetor 2020
| 14:00
Në mungesë kuorumi, nuk ka kaluar në Kuvend projektligji për homologimin e veturave i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Nga 41 deputetë sa morën pjesë në votim, pro këtij projektligji kanë votuar 30 deputetë, 10 kanë qenë kundër, ndërsa një ka abstenuar.
Kësisoj, ky projektligj do të hidhet në votim në një seancë tjetër në ditët në vijim.
Paraprakisht, deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i cili ka propozuar ndryshimin e Ligjit për automjete, ka thënë se ata që votojnë kundër heqjes së homologimit, janë pro monopolit të “Devollëve”.