Nuk kalon propozimi i Kryesisë për rregull të ri në Kuvend
09 korrik 2018
| 11:53
Në mungesë të votave nuk ka kaluar propozimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për rregull të ri sa i përket votimit dhe pauzës së deputetëve.
Ky rregull parashihte që seancat të fillojnë në orën 10:00, ndërsa në orën 14:30 deputetët do të duhej të ktheheshin nga pauza e drekës.
Po ashtu sipas këtij rregulli votimi i çështjeve të diskutuara të bëhej në orën 17:00.
50 deputetë kanë votuar për dhe 10 kanë abstenuar. Për t’u bërë i plotfuqishëm ky rregull është dashur të votojnë 80 deputetë.
/Epoka e re/ A. Mavraj/