Nuk kalon rezoluta e Vetëvendosjes për Astrit Deharin
16 mars 2018
| 18:26
Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Vetëvendosja për rastin e vdekjes së aktivistit të kësaj lëvizje, Astrit Dehari.
Në votim kanë marrë pjesë vetëm 58 deputetë, gjë që e ka bërë të pamundur kalimin e kësaj rezolute. Sipas kësaj rezolute, është kërkuar realizimi pa vonesë i hetimit të pavarur ndërkombëtar, si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligjzbatuese të institucioneve të Kosovës për rastin Dehari.
Po ashtu, është kërkuar shkarkimi i ministres së Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, e cila, në kohën kur ka vdekur Dehari, ka qenë ministre e Drejtësisë.