Nuk kam deklaruar në asnjë moment se Pacolli ka qenë në veturën e zotit Thaçi

08 maj 2020 | 08:35

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili një javë më parë mendonte se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kontrabanduar nga Tirana në Kosovë liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli, duket se ka ndryshuar paksa qëndrim.

Në një deklaratë për ‘Ilva Now’ ai ka mohuar të ketë pretenduar se Pacolli ka hyrë në Kosovë me veturën e Thaçit ani pse një javë më parë thoshte se një veprim i tillë ka dyshime se është kryer përmes me veturën e presidentit Thaçi. “Unë në asnjë moment nuk kam deklaruar se Pacolli ka qenë në veturën e zotit Thaçi. Unë jam përgjigjur shumë pyetjeve të gazetarëve të cilat kanë pasur pretendime, në bazë të informatave të tyre, por edhe në bazë të informatave të Policisë së Kosovës për sjellje të çuditshme dhe të papërshtatshme të presidentit të Republikës”, ka thënë Sveçla.

Me rastin e ardhjes së Pacollit në Kosovë nga Shqipëria një javë më parë, Sveçla në konferencë për media ka paralajmëruar edhe arrestimin e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli. “Mbrëmë vonë jam informuar nga policia kufitare se presidenti Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18:00 në drejtim të Shqipërisë. I njëjti është kthyer në Kosovë pak pas orës 19:00. Kur eskorta është ndalur, është konstatuar se në veturën e dytë ndodhet presidenti. Po ashtu, është vërejtur se presidenti është ulur në ulësen e parë përkundër rregullave të sigurisë për personat VIP. Po ashtu, policia nuk ka mundur të vërejë nëse ka qenë dikush mbrapa në veturë. Nëse presidenti ka qenë i shoqëruar nga zotëri Pacolli, obligohet që t’i nënshtrohen rregullave të karantinimit, ose vetizolimit në linjë me historikun e shëndetit. Nëse me të vërtetë deputeti Behgjet Pacolli ka qenë në veturën e presidentit Thaçi, atëherë ai me vetëdije të plotë i ka shkelur rregullat për karantinim ose vetizolim për të cilat ishte paralajmëruar edhe para nisjes për Kosovë”, ka thënë Sveçla.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Albin…