“Nuk kam menduar asnjëherë që LV-ja do të bëhet bashkë me LDK-në e PDK-në në Prishtinë”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është befasuar nga veprimi i i fundit i Vetëvendosjes për t’iu bashkuar PDK-së e LDK-së në Kuvendin Komunal.
Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se asnjëherë nuk e ka menduar që LV-ja do të bëhet bashkë me PDK-në e LDK-në.
Postimi i plotë i tij:
Nuk kam menduar asnjëherë që VV do të bëhet bashkë me LDK e PDK në Prishtinë për të shkarkuar një aksionarë dhe pastaj në mënyrë jubilante të fotografohen me ata që deri dje thonin se e shkatërruan qytetin. Përkundër dallimeve, për neve është e qartë kush ka bërë dëm në qytet e kush e ka luftuar krimin. Po ashtu është e qartë se kush duhet të bart përgjegjësi për keqqeverisjen në shtetin tonë.
Ne vazhdojmë në betejen për të miren e qytetit dhe nuk kemi inate. Smira e inati nganjëherë verbërojnë por mbetet në ndërgjegjen e atyre që lidhen edhe me të keqin për të dëmtuar mirëqenien.
Programi jonë 100 pikësh do të zbatohet deri në shkronjen e fundit!