‘Nuk kam njoftë kurrë gru ma fisnike se Rukë Haradinaj’
“Nuk kam njoftë kurrë gru’ ma fisnike, nuk kam njoftë kurrë gru’ që ka përjetu kaq shumë sprova e që ende din me i qeshë kaq bukur jetës. Nuk e di cila nanë kish mujt me i përjetu brenda ditës ditëlindjen e vet dhe vdekjen e djalit e prapë me qëndru n’kamë, e fortë si guri çysh ke qëndru Ti”.
Mbesa e Rukë Haradinajt, Ekzotina N. Brahimaj, e cila është e bija e gjeneralit Nazmi Brahimajt, e ka uruar hallën Rukë Haradadinajn për ditëlindjen e saj.
Porse, për Rukë Haradinaj, sot festa e ditëlindjes se ka kuptimin e plotë, meqenëse ajo sot shënon edhe përvjetorin e 23 të rënies heroike të djalit të saj dëshmor, Shkelzen Haradina.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i mbesës së Ruke Hradainajt, Ekzotina N. Brahimajt:
“Dada Rukë, jeta t’ka përplasë shumë, ta ka coptu zemrën, t’i ka kthy ditët me rreze t’diellit në furtuna, t’ka sprovu me t’tilla gjëra që t’lëndojnë veç me i imagjinu e lëre ma me u përballë me to.
Nuk kam njoftë kurrë gru’ ma fisnike, nuk kam njoftë kurrë gru’ që ka përjetu kaq shumë sprova e që ende din me i qeshë kaq bukur jetës. Nuk e di cila nanë kish mujt me i përjetu brenda ditës ditëlindjen e vet dhe vdekjen e djalit e prapë me qëndru n’kamë, e fortë si guri çysh ke qëndru Ti, nuk mundem as me e imagjinu, por kjo je Ti Dada Rukë, je ajo, e rralla gru’ që me t’gjitha përjetimet ende i buzëqeshë jetës, asaj jete që t’ka përplasë fort por s’ka mujt asnjiherë me t’rrzu!
Urime ditëlindjen Ty, gruaja shembull, heroina ime, paçsh ditë t’bardha ashtu siç e ke shpirtin e bardhë halla ime!. (ASM / ‘Epoka e re’)