Nuk kemi kërkesë nga asnjë komunë për çerdhe të reja

04 shtator 2024 | 08:08

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kanë në proces ndërtimi 30 çerdhe, kurse 4 çerdhje janë finalizuar.

Sipas saj, 7 çerdhe janë në proces të ndërtimit.

“I kemi në proces të ndërtimit rreth 30 çerdhe. I kemi në proces të adaptimit të hapësirave ekzistuese më shumë se 10 çerdhe, janë të finalizuara 4 çerdhe dhe jemi në proces të ndërtimit të 7 çerdheve të reja”, ka thënë Nagavci në Tëvë1.

Nagavci ka bërë me dije se aktualisht nuk kanë asnjë kërkesë për ndërtimin e çerdheve të reja nga asnjëra komunë.

Më tutje, ministrja theksoi se kanë ndarë buxhetin e nevojshëm për ndërtim të çerdheve.

“Si qeveri ne kemi ndarë buxhetin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve, nëse ne synojmë të ndërtojmë një çerdhe ose kopsht në një komunë, kërkesa duhet të vijë nga komuna dhe tani që po flasim ne nuk kemi asnjë kërkesë të asnjë komune për çerdhe”, ka thënë Nagavci.

“Çdo kërkesë që vjen ne e trajtojmë me prioritet”, – shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 9 tetor 1986, jam liruar nga burgu i Qarkut…