Nuk kishte ndodhur që prej vitit 1994, Italia luajti dje pa një lojtar të Juventusit

24 mars 2023 | 10:38

E pabesueshme, por e vërtetë. Për herë të parë që nga vitit 1994, kombëtarja e Italisë, e cila ka fituar 4 Kupa Bote, nuk pati një lojtar të Juventusit në skuadër për ndeshjen e djeshme kundër Anglisë në Napoli, ku të kaltrit humbën 1-2.

E vërteta është se Roberto Mancini ka thirrur Leonardo Bonuçi, por ishte dëmtuar në seancën stërvitore të së mërkurës dhe është larguar.

Jashtë ishte edhe Federico Chiesa, i cili është i dëmtuar që prej ndeshjes ndaj Interit. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane ka përshëndetur marrëveshjen e arritur së fundmi…