“Nuk kom punë më ty, më lërë rehat”, Fifi i kthehet ashpër Granitit
Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi.
Mbrëmë pas spektaklit në një diskutim me Fifin, Sabianin dhe Ilirin. Graniti i tha këngëtares së marrëdhënia e tyre është zgjatur dhe e se nuk ka ndjenja për të, por e sheh vetëm si person të afërt.
Edhe pse kjo marrëdhënie ka pasur ulje dhe ngritje vazhdimisht ditëve të fundit, ajo u largua pas fjalëve të Granitit dhe i foli ashpër.
Fifi i tha së nuk ka punë më me të dhe kërkon nga ai që ta lë rehat, pas këtyre fjalëve Graniti u largua dhe u bë pjesë më grupin tjetër të banorëve ku edhe iu tregoj për ngjarjen.