Nuk lau mirë enët, gruaja mbyll bashkëshortin në papafingo
10 mars 2019
| 13:16
Një burrë nga Roma nuk dinte t’i lante mirë enët dhe, po ashtu, nuk dinte t’i varte rrobat e lara në tel.
Kështu që, gruaja e tij 48-vjeçare për këto dy gabime e mbyllte bashkëshortin në papafingo, në shtëpinë e tyre në Monteverde, në një lagje të Romës.
Keqtrajtimet vazhduan për vite të tëra, derisa vëllai i viktimës vendosi ta denoncojë gruan në polici.