Nuk mbahet gjykimi ndaj vozitësit të dehur që goditi këmbësoren

18 gusht 2018 | 10:51

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka dështuar të mbahet gjykimi në rasti e të akuzuarit Branislav Klajiq.

Ai akuzohet nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës se në nëntor të vitit 2013 në veri të Mitrovicës, nga pakujdesia kishte rrezikuar trafikun publik dhe jetën e njerëzve.

Në akuzën e prokurorisë thuhet se i pandehuri Klajiq derisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe në kundërshtim me ligjin nuk ka e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në komunikacion.

Për shkak të kësaj nga pakujdesia dhe vigjilenca ne ngasje nuk kishte arritur të frenojë, më ç’rast e kishte goditur këmbësoren Aleksandra Lanjin, me pjesën e përparme të automjetit .

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

E dëmtuara Aleksandra Lanjin kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë cilësuar të përkohshme për shëndetin.

Kurse në seancën e paraparë të mbahej në gjykatën e Mitrovicës i pandehuri u shpreh se nuk ishte pajisur me shkresat e lëndës.

Andaj i pandehuri ka kërkuar që t’i sigurohen shkresat e lëndës dhe të mbrohet nga një avokat.
Lidhur me kërkesën e të akuzuarit Klajiq, prokurorja e rastit, Fikrije Sylejmani, tha se të akuzuarit apo mbrojtësit të tij, pasi që ta angazhojë, do t’i sigurohen të gjitha shkresat e lëndës.

Ndërsa për shkak të kërkesës së të akuzuarit, Branislav Klajiq, me vendim të gjyqtarit të rastit, Bekim Veliqi, është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar.

Pas aprovimit të kërkesës së të akuzuarit seanca e radhës u caktua më 24 gusht./kallxo.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse keni punuar gjatë vitit, e keni ca para mënjanë,…