Nuk mbyllen shkollat në Kosovë për shkak të koronavirusit

10 mars 2020 | 16:46

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, pas takimit me drejtorët komunalë të Arsimit, ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të mësimit në shkollat e Kosovës për shkak të koronavirusit.

Ajo ka thënë se kanë marrë masat e duhura preventive, duke u bërë thirrje drejtorive komunale që të implementojnë ato.

“Si ministri kemi bërë një plan veprimi për drejtoritë se çfarë duhet të bëjmë, kemi komunikuar edhe më herët, sipas rekomandimeve të IKShPK-së se a janë duke u zbatuar masat preventive siç janë dezinfektimi i hapësirave në të gjitha shkollat dhe furnizimi me mjete higjienike. Ky ka qenë një plan për marrjen e masave preventive”.

“Nuk ka hapësirë për panik, por situata është serioze dhe duhet të gjithë të marrin masa preventive. Duhet të rrisim vetëdijen te qytetarët sa i përket higjienës që të mos kemi raste. Deri tani s’kemi asnjë rast të konfirmuar”.

“Pasi nuk kemi rekomandim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, prandaj ju bëjmë thirrje nxënësve, mësuesve dhe prindërve që mësimi të zhvillohet në kushte normale duke theksuar nevojën e higjienës dhe duke kërkuar nga të gjitha komunat e Kosovës dhe drejtoritë komunale që të kenë kujdes të shtuar në të gjitha shkollat e Kosovës”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli…