Nuk miratohet kërkesa e PDK-së për debat parlamentar për çmimin e rrymës
Me 31 vota për, 57 vota kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë përkrahur mocionin e PDK-së që të diskutohet për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë.
Këtë propozim e bëri shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Grupi i PDK-së propozon plotësim ndryshim. Si grup dje kemi paraqitur kërkesë për debat duke kërkuar informacione nga Qeveria. Duke e parë prezantimin e kryeministrit, një çështje e tillë është urgjente, sepse është kosto jo e përballueshme për qytetarë. Jemi në terr informativ dhe çmimet po rriten. Kërkoj nga deputet ta votojnë këtë mocion dhe të vendoset për diskutim kjo pikë dhe i bëjmë thirrje kryeministrit të kthehet në seancë”, ka thënë Tahiri.
Këtë propozim e përkrahjen edhe dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja. Por kundër këtij propozimi dolën deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.