Nuk miratohet projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, shkak mungesa e kuorumit
20 tetor 2022
| 13:31
Kuvendi i Kosovës për shkak të mungesës se kuorumit nuk e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Në votimin e këtij projektligji kanë marrë pjesë vetëm 58 deputetë. Kundër këtij projektligji janë deklaruar deputetët e partive opozitare. Sipas tyre ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ekonominë e lirë të tregut.